![Vuçiq: Jam i frikësuar nga fiksimi i Prishtinës për veriun e Kosovës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/veriuuu-730x440.jpg)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i shqetësuar pas disa deklaratave të disa ish-luftëtarëve boshnjak, duke thënë se do të bëjë përpjekje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike.
“Do të ketë paqe, jo konflikte dhe luftë” ka thënë Vuçiq, raporton Periskopi, marrë nga Tanjug.
Pasi ka folur rreth kësaj çështje me kreun e ‘Republika Srpskas’, Milorad Dodikun, Vuçiq ka shprehur shqetësime edhe sa i përket fiksimit të Prishtinë për veriun e Kosovës.
‘Nuk dua të flas shumë për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, por më shqetëson fiksimi i Prishtinë për veriun e Kosovës” ka thënë presidenti serb, Vuçiq.
I pyetur rreth kërkesave që shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë të kenë të drejtat e njëjta sikurse serbët në Kosovë, dhe që të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiq nuk ka pranuar të jap përgjigje.
Vuçiq rreth dhe problemeve me Kosovën ka folur edhe gjatë takimit me presidentin francez, Emanuel Makron.