Vuçiq: Jam i lumtur që në Kosovë po dërgoj vaksina e jo tanke

Vuçiq: Jam i lumtur që në Kosovë po dërgoj vaksina e jo tanke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa ka komentuar çështjen e vaksinimit kundër Coronavirusit të serbëve në Kosovë, ka thënë se është i lumtur që në Kosovë po sjellë vaksina e ilaçe dhe jo tanke, transmeton Insajderi.

E përveç për vaksinat, Vuçiq ka folur edhe për atë që Qeveria e Kosovës thotë se do të ndodhë me përfundimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, pra njohja e shtetësisë në mes dy vendeve fqinje.

Ai ka përsëritur edhe një herë se derisa është president i shtetit, nuk do ta njohë Kosovën.

“Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke. Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtoj e as çfarë të marr nga kjo”, ka thënë Vuçiq, shkruan rts.

Ndërkohë, të hënën presidenti serb tha se nëse është nevoja do të sjellë vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë./Insajderi.com