Vuçiq: Jam krenar që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës

Vuçiq: Jam krenar që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ndjehet krenar që delegjitimon shtetësinë e Kosovës, transmeton Insajderi.

Siç raporton media serbe ‘B92’  Vuçiq tha se këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se autoritetet kosovare asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për dialog.

“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Lërini të bëjnë çfarë të duan dhe munden, ata thjesht tregojnë se nuk donin kurrë një dialog,” tha ai.

Vuçiq më tej u shpreh se ai është krenar për pjesën e raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili “shpreh shqetësim në lidhje me fushatat me qëllim të delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës”.

“Ata bëjnë thirrje për bashkëpunim aktiv rajonal, që është raporti i PE për Kosovën, ky është shteti për ta. Vetëm kur të na flasin për moralin e atyre njerëzve, për të na treguar se çfarë po kërkojnë ata njerëz nga Serbia.”

Presidenti më tej deklaron se do të vazhdojë të delegjitimojë shtetësinë e Kosovës.

“Ata shkruajnë se ka shqetësime në lidhje me fushatat për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës. Unë jam krenar që delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë”. /Insajderi.com