Vuçiq i jep mandatin një gruaje për formimin e qeverisë në Serbi

Vuçiq i jep mandatin një gruaje për formimin e qeverisë në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për medie ka njoftuar se i ka dhënë mandatin Ana Brnabiç për të formuar qeverinë e re të Serbisë.

Vuçiç tha se nuk ishte e lehtë për ta marrë këtë vendim dhe se nuk është humbje për partinë SNS e as për askënd tjetër, por ideja për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Vuçiq shtoj se Brnabiç është informuar se mund të sigurojë shumicën e deputetëve në parlament, raporton B92.

Ai më tutje tha se Brnabiç është person që posedon cilësitë profesionale dhe persona për këtë pozitë, ai tha se do të tregoj respekt për partitë të cilat do ta mbështesin kandidaten për kryeministër.

Ndryshe Ana Brnabiq është gruaja e parë që do të mbajë postin e  kryeministres në historinë e Serbisë. Ana Brnabiq ka hyrë vitin e kaluar në qeveri si një figurë jo partiake dhe ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit tashmë President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq saktësisht ishte pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal./Insajderi.com