Vuçiq: Kam informacione zyrtare se Greqia synon t’i përmirësojë raportet me Kosovën

Vuçiq: Kam informacione zyrtare se Greqia synon t’i përmirësojë raportet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se ka pranuar informacion zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.

Ai tha se beson në miqësinë me Athinën dhe kjo e fundit “nuk do të shkojë një hap më tej – në njohjen e pavarësisë së Kosovë”, raporton RTS, transmeton Insajderi.

“Të Premten, ne u informuam zyrtarisht se ata do të përmirësonin marrëdhëniet e tyre me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri,” shpjegoi Vuçiq përmes një deklarate për shtyp.

Presidenti serb shtoi se do t’i lutet Greqi të mos e bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, ky është një problem sepse tregon që “jo vetëm që Evropa mund të bashkohet kundër interesave të Serbisë në raport me Kosovën, por edhe për faktin se është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar”./Insajderi.com