Vuçiq: Këmbëngulja në ruajtjen e paqes është interes i serbëve dhe shqiptarëve

Vuçiq: Këmbëngulja në ruajtjen e paqes është interes i serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë mbledhjes së 75’të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka përmendur edhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, njofton Insajderi.

AI tha se, “këmbëngulja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit është në interesit të serbëve dhe shqiptarëve”, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

“Politika e Serbisë është këmbëngulja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, bashkëpunimit dhe progresit ekonomik, është baza për afrimin e zgjidhjes së një problemi të gjatë, në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Kosova dhe Serbia janë zotuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikë në një marrëveshje ekonomike.

Po ashtu grupe punuese të përfaqësueseve ekonomikë të të dyjave vendeve kanë filluar punimet për bashkëpunim. /Insajderi.com