Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte me ambasadorin e Kinës dhe me atë të Rusisë.
Vuçiq i ka njoftuar ata lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Këtë vendim, presidenti serb e ka quajtur të papërgjegjshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kërkuar nga ambasadorët t’i informojnë presidentët e tyre.
Nga po i njëjti takim u tha se ky vendim çon në destabilizimin e plotë të gjithë rajonit dhe mund të çojë edhe në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, përcjell lajmi.net.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë.