Vuçiq kërkon nga BE t’i shpallë konstatimet për rastin e helmimit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një letër dërguar zëdhënëses së BE Maja Kocijancic në të cilën kërkon që ajo t’i transmetojë konstatimet rreth asaj se çfarë ka ndodhur në rastin e helmimit në Kosovë.

Vuçiq kërkon nga BE t’i shpallë konstatimet për rastin e helmimit

“Jam plotësisht i sigurt se pas disa ditëve të përcjelljes së rastit të helmimit në Kosovë tani duhet të keni përfundimet rreth asaj se çfarë ka ndodhur”, shkruan në mesazhin e Vuçiqit të cilin ia ka dërguar Kociajancicit.

Ai ka kërkuar nga zëdhënësja e BE që publikisht të sqarojë gjithë publikut të Evropës se “a ekziston çfarëdo dëshmie se ndonjë serb i ka helmuar numëruesit e votave me antraks, noviçok apo me ndonjë helm tjetër të rrezikshëm”.

“Nëse del rastësisht se akuzat janë të rreme, ju lutem të konfirmoni se kush e ka nisur këtë gënjeshtër”, ka pretenduar Vuçiq.

Zëdhënësja e BE ka deklaruar e Misioni i Vëzhguesve të BE në zgjedhjet e Kosovës me kujdes po e përcjellë situatën në lidhje me numërimin e votave nga Serbia”./Insajderi.com.