Vuçiq: Kosova dëshiron vetëm njohje, por ne nuk mendojmë ashtu

Vuçiq: Kosova dëshiron vetëm njohje, por ne nuk mendojmë ashtu

Pas takimit me përfaqësues te Listës Serbe, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Prishtina dëshiron vetëm njohje nga Beogradi.

Por, sipas tij Serbia nuk mendon ashtu, raporton Insajderi.

“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë”, tha presidenti serb.

Tha se Kosovës “nuk i pëlqen asgjë”, pos njohjes.

“Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, dekoroi Vuçiq. /Insajderi.com