Vuçiq pasi Kosova u pranua në NETFLIX: Mos ta ëndërrojnë njohjen nga Serbia

Vuçiq pasi Kosova u pranua në NETFLIX: Mos ta ëndërrojnë njohjen nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Kosova “nuk duhet ta ëndërrojë njohjen nga Serbia”.

Deklarata e kreut të shtetit serb erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të martën se “mbrapa non paper qëndron Beogradi”.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo online.

I pari Serbisë komentoi edhe përfshirjen e Kosovës në listën e NETFLIX.

“E shoh tash se ata janë duke festuar gjithë ditën se NETFLIX i ka vendosur në listën e tyre. NETFLIX ju ka vendosur në listë, gjë të cilën duhet ta bëjnë OKB dhe Interpol”. /Insajderi.com