Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova do ta fillojë lobimin për njohje.
Kjo pasi më 4 shtator përfundon afati 1 vjeçar në të cilën përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova pranoi që për këtë periudhë të mos lobojë për njohje.
Komentet e tilla Vuçiq i bëri gjatë Forumit Strategjik të Bledit, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Vuçiq në këtë Forum është takuar edhe me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Pos me Vuçiqin, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë në Bruksel në procesin e dialogut. /Insajderi.com