fbpx

Vuçiq krahason vetën me Donald Trump, arsyeja është qesharake

Vuçiq krahason vetën me Donald Trump, arsyeja është qesharake

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka krahasuar veten me Presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Vuçiq ka thënë se ai dhe Trump janë në një pozitë të ngjashme për shkak të mënyrës se si i trajtojnë mediat.

“Trump dhe unë jemi në një pozitë të ngjashme. Gjithë ditën marrëveshje të medieve. Çfarë do të bëjë New York Times dhe CNN, nëse unë veproj kështu”, ka thënë Vuçiq.

“Në të njëjtën mënyrë”, shtoi ai duke specifikuar ndërkohë qe kjo nuk do të thotë për mediat e lartpërmendura amerikane.

Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të punojë të përballoje forcat politike dhe se Serbia nuk është e sunduar nga ambasadorët e huaj.

“Tani ne kemi një botë shumëpolare me katër fuqi të mëdha: SHBA, Kina, Rusia dhe BE-ja me Gjermaninë në vendin e parë”, ka shtuar Vuçiq.