Është hera e parë që kryetari i Serbisë është i hapur për njohjen e pavarësisë Kosovës dhe për dhënien e karriges për të në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu e ka komentuar, jo zyrtarisht për gazetën “danas”, bashkëbiseduesi nga Prishtina propozimin e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës (medie dhe politika zyrtare e jozyrtare serbe çështjen e Kosovës ende e mendojnë dhe e trajtojnë të pazgjidhur).
“Propozimi më i ri”, parasheh unionin e shteteve të pavarura të Serbisë e të Kosovës e për të cilën në mënyrë afirmative është deklaruar edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Fjala është për propozimin e Vladan Kutleshiqit, profesor në Fakultetin Juridik e të Afarizmit të Universitetit Union – Nikola Tesla, të cilin Vuçiq e kishte veçuar si befasi pozitive, transmeton Koha.net.
“Jam i befasuar me atë që ka folur Kutleshiq. Po t’i kishim pasur këto mend para 10, 15 ose 20 vjetësh, disa gjëra kanë mundur të jenë ndryshe”, ka thënë Vuçiq.
Kutleshiq ka propozuar atë që ai e ka quajtur “union real të shteteve të pavarura të Serbisë e të Kosovës që megjithatë do të ishin të lidhura reciprokisht”.
Me këtë, siç konstaton “danas”, është paralajmëruar njohja e Kosovës.
“Sa i përket unionit doganor, ai tashmë ekziston dhe ai quhet Bashkimi Europian ashtu që, me këtë propozim Aleksandar Vuçiq, në fakt e ka paralajmëruar njohjen e Republikës së Kosovës”, kanë thënë për këtë gazetë bashkëbisedues të afërt me autoritetet kosovare.
Ata theksojnë se njohja e Kosovës është kushti kryesor për Serbinë nga shumica e vendeve anëtare të BE-së që e kanë njohur sovranitetin e Kosovës.
Serbia të marrë datën e hyrjes në Bashkimin Europian gjatë këtij viti, pritet njohja e Kosovës. Nëse Serbia s’e njeh Kosovën, data e hyrjes është e mundshme tek në afatin kohor nga viti 2023 deri në vitin 2027” kanë thënë bashkëbisedues nga Kosova, të cilët “danas” nuk i emërton.