Vuçiq kundër Haradinajt, mbron Mogherinin

Vuçiq kundër Haradinajt, mbron Mogherinin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, është fajtore për situatën aktuale në dialog.

Ai tha se “vetëm Beogradi dhe Prishtina mund të fajësohen për këtë” dhe se nuk ishte dakord me Haradinajn se Mogherini e ka shkatërruar dialogun.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar gjatë një konferencve për media të martën se qëndrimi i shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini se është për korrigjim të kufirit por kundër ndarjes në vija etnike, është i pavend.

“Mendoj se zonja Mogherini e ka mbytur dialogun, e ka çrregulluar – nga një dialog për normalizim e ka kthyer në dialog për kufij e shkëmbime që në Ballkan nënkupton destabilizim”, ka thënë Haradinaj.