Vuçiq: Kur veprojmë së bashku mund të bëjmë gjithçka

Vuçiq: Kur veprojmë së bashku mund të bëjmë gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të vizitojë Sarajevën, ku do të dorëzojë vaksinat kundër Coronavirusit në Bosnjë dhe Hercegovinë, njofton Insajderi.

Në prag të këtij takimi ai tha se kur veprojmë së bashku atëherë ne mund të bëjmë gjithçka.

Në një intervistë për Radio Sarajevën, Vuçiq u shpreh se ishte shumë i lumtur që do të shkonte në Sarajevë dhe të sillte dozat e para të vaksinave./Insajderi.com