Vuçiq: Kurti kërkoi të bëhen bashkë kundër Serbisë, ky ishte mesazh i qartë

Vuçiq: Kurti kërkoi të bëhen bashkë kundër Serbisë, ky ishte mesazh i qartë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin kurtin, për deklaratat “që duhet të bëhemi bashkë kundër Serbisë”.

Vuçiq, kërkoi që të imagjinohej një situatë “sikur ai të bënte thirrje që të bashkohen kundër Prishtinës.

“Imagjinoni që unë të bëja thirrje që të bashkoheshim kundër Prishtinës. Kurse, unë bëj thirrje për arsye dhe që të jeni të bashkuar në arritjen e një kompromisi. Dhe askush nuk reagoi ndaj asaj që tha Kurti, sepse ata u lejuan “, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Këto deklarata kreu i shtetit serb i dha pasi Lista Serbe është ankuar se Kurti iu ka dhënë vetëm një post ministror.

“Njëra është një shkelje brutale e veprimit të tyre më ligjor, nga këndvështrimi i tyre, sepse ajo kushtetutë thotë se serbët duhet të marrin dy poste ministrore. Por atyre nuk u intereson që e shkelën barbarisht atë”, deklaroi Vuçiq. /Insajderi.com