Vuçiq: Kurti më pyeti 10 herë se kur do ta njohim Kosovën, i thash “kurrë”

Vuçiq: Kurti më pyeti 10 herë se kur do ta njohim Kosovën, i thash “kurrë”

Një ditë pas takimit në Bruksel, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pyetur 10 herë se kur do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës, ndërsa shtoi se i ka dhënë përgjigje të prerë “kurrë”.

“Ata donin të flisnin për energjinë, por askush nuk donte të fliste për këto çështje të rëndësishme, se Prishtina kishte disa kërkesa dhe se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmendi 10 herë njohjen e Kosovës dhe pyeti: ‘Kur , kur, kur’, dhe mori një përgjigje të fuqishme e të prerë ‘Kurrë’”, theksoi Vuçiq, shkruan Danas, transmeton Insajderi.

Vuçiç deklaroi se kishte frikë se “moskonstruktiviteti i Prishtinës” mund të çonte në përshkallëzim të situatës në Kosovë dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kujdeset që të mos ndodhin incidente, gjithçka që mund të rrezikojë paqen ose stabilitetin në të gjithë rajonin.

Vuçiq më tutje potencoi se ndoshta edhe e ka fyer Kurtin kur i është përgjigjur për kryetarin e Komisionit, Veljko Odaloviq.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, shtoi ai./Insajderi.com