Vuçiq kushtëzon: Pas konfirmimit se BE e do Serbinë si anëtare, zgjidhja e marrëdhënieve me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë dhënë për “EuroNews” ka thënë “Serbia është në rrugën e Evropës tashmë 20 vjet, dhe se mendon që, përveç Turqisë, asnjë vend nuk ka pritur aq shumë vjet”.

Vuçiq kushtëzon: Pas konfirmimit se BE e do Serbinë si anëtare, zgjidhja  e marrëdhënieve me Kosovën

Në pyetje përse pra mendon se Serbia po pret aq shumë të bëhet anëtare e BE, Vuçiq ka thënë se mendon se kryesisht kjo është për shkak të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Mirëpo njëkohësisht, edhe sot, unë kam biseduar për këtë jo vetëm me zyrtarët evropianë, por edhe me sekretarin amerikan Mike Pompeo. Dhe e pyeta: “OK, edhe nëse e bëjmë këtë, nëse gjejmë zgjidhje për marrëdhëniet me Kosovën, a do të mjaftojë kjo për ne që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian? Asnjëri nga njerëzit nga BE, madje as nga SHBA, sepse ata kanë bashkëpunuar ngushtë, nuk kam mundur të konfirmojë se do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se duhet të presim vendimin dhe konstatimin e BE për atë se a dëshirojnë ta shohin Serbinë si pjesë e BE apo jo”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.