Vuçiq: Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën më 22 qershor

Vuçiq: Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën më 22 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të raportojë për çështjen e Kosovës në Kuvendin e Serbisë më 22 qershor, transmeton Insajderi.

Kështu bëri të ditur ai gjatë fjalimit të tij të sotëm për takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Vuçiq tha se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Në takimin e parë të tyre, Kurtid he Vuçiq i shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të radhës në muajin korrik, përkatësisht më datë 25. /Insajderi.com