Vuçiq: Lirimi i Haradinajt është vendim i turpshëm dhe antiligjor

Vuçiq: Lirimi i Haradinajt është vendim i turpshëm dhe antiligjor

Qeveria e Serbisë mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt. Kryeministri Vuçiq sinjalizon hapa ndaj Francës.

Qeveria e Serbisë e quan vendimin e gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt – të turpshëm, skandaloz, antiligjor, të padrejtë.

“Ky veprim, në radhë të parë është i motivuar politikisht”, deklaroi kryeministri aktual i Serbisë i zgjedhur si President, Aleksandar Vuçiq, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe.

Vuçiq bëri të ditur se do të thërrasë edhe formalisht për sqarime e protestë ambasadorin e Francës në Beograd. Më tej Serbia do t’i dërgojë edhe një notë proteste Francës.

Në reagimin e parë pas marrjes së vendimit për të liruar Haradinajn, një zëdhënës i qeverisë së Serbisë tha se po shqyrtohen të gjitha hapat e mundshëm si pasojë e këtij vendimi./DW/