Vuçiq: Lus Kosovën të mos bëjë padi për gjenocid

Vuçiq: Lus Kosovën të mos bëjë padi për gjenocid

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë lutje Kosovës që të mos bëjë padi për gjenocidin serb mbi shqiptarët gjatë luftës së fundit.

Ai e ka cilësuar si kërcënimin paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritje të padisë.

Sipas tij, Kosova mund ta bëjë këtë vetëm përmes Shqipërisë.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, është shprehur presidenti Vuçiq, shkruan “B92”, transmeton Insajderi.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb mbi shqiptarët në luftën e fundit./Insajderi.com