Vuçiq: Me Kosovën na duhet një kompromis

Vuçiq: Me Kosovën na duhet një kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti se një zgjidhje kompromisi është e nevojshme për çështjen e Beogradit dhe Prishtinës.

Ai deklaroi se të dyja palët, duhet të pranojnë një kompromis, dhe se gjëja më e rëndësishme është të ndryshojë atmosferën midis dy kombeve, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

“Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me dëmshpërblim lufte dhe procese gjyqësore, por ne i dëgjojmë këto çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, tha Vuçiq.

Ai tutje shtoi se nuk janë të interesuar të krijojnë ‘Serbinë e Madhe’.

“Për ne, Serbia e Madhe do të thotë një ekonomi më e mirë, më shumë ide, më shumë fabrika, zbatimi i një plani të gjelbër, punësim më i lartë, paga më të larta, standarde më të mira, infrastrukturë më të mirë. Ne jemi të interesuar për këtë, jo për të rrezikuar ekonominë”, pohoi Vuçiq./Insajderi.com