Vuçiq: Me Macron do të bisedojmë për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se gjatë vizitës presidenti i Francës Emmanuel Macron do të jetë në Serbi dy ditë dhe nuk do të shkojë më tutje në rajon, gjë që tregon për kujdes të madh të cilin po e shprehë ndaj Serbisë.

Vuçiq: Me Macron do të bisedojmë për Kosovën

“Rëndësia e vizitës është e madhe, do të bisedojmë për tema politike, rrugën evropiane të Serbisë, dhe natyrisht për Kosovën”, ka thënë Vuçiq për RTS.

Sipas fjalëve të tij, ekipi e tij dhe i Macronit “tashmë po i shkëmbejnë informatat”.

Vuçiq ka theksuar se Macron, njëri prej liderëve më të mëdhenj të Evropës, “njëri nga liderët i cili i takon ardhmërisë dhe roli i të cilit do të rritet edhe më shumë”.

Gazeta serbe “Politika” ka publikuar se vizita e Macronit në Beograd është planifikuara për 15 dhe 16 korrik./Insajderi.com.