Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se e ka parë dy herë Zvonko Veseloviqin, ndërsa nuk e ka takuar kurrë Milan Radojiçiqin.
Veseloviq dhe Radojiciqi dyshohet të jenë dy personat kryesor të organizimit të protestave në Veriun e Kosovës dhe vendosjes së barrikadave.
Madje, sipas politikanes serbe, Marinika Tepic, Vuçiqi takohet me ta dhe ka kontakt të vazhdueshëm.
“Unë as nuk e kam numrin e tij në telefon. Ndoshta teksa kam biseduar me dikë rreht Kosovës dhe ai ka qenë prezent. Unë mendoj që s’kam biseduar asnjëherë në jetën time me Milanin”.
“S’kam folur asnjëherë derisa ai ishte prezent në takimet ku flasim për njerëzit tanë në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në asnjë mënyrë tjetër”, ka deklaruar presidenti serb, raporton “N1”, transmeton Shqip.com
Situata në Veri:
Trupat e KFOR-it kanë arritur në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Konform marrëveshjes së Brukselit është duke u bërë zëvendësimi i Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës.
12 ditë Njësitet Speciale qëndruan në pikat kufitare për ta zbatuar reciprocitetin me targa.
Këto targa janë bërë shkak që situata të tensionohet në veri, pas protestave të serbëve lokalë dhe vendosjes së barrikadave nga ana e tyre.
Për këtë KFOR-I do të qëndrojë për dy javë në ato pika kufitare. /Insajderi.com