Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar themelimin e ekipit negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në fazën e fundit të dialogut.
Ai ka dhënë deklaratën e tij para të pranishmëve, duke kërkuar nga OKB për të ndaluar veprimet e fundit të palës kosovare, duke përmendur këtu edhe përfshirjen e Fatmir Limajt në dialog si ish-pjesëtar i UÇK-së.
”Do të përmbahemi që të mos bëjmë hapa të gabueshëm edhe në të kaluarën sepse kemi vuajtur në të kaluarën e nuk kemi djem e vajza më që të humbin në luftra të tjera”.
”Dikush duhet t’i kufizojë, t’i ndalë e t’i pengojë sepse masat që janë marr së fundi nuk janë në përputhje”.
”Ka dicka që është e drejtë sovrane por kanë krijuar tashmë edhe një ekip të ri negociimi duke marr edhe persona të ish-UÇK-së”.
”Të gjitha parakushtet i kanë futur në dialogun e ardhshëm. Duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, duhet të kuptojmë se kufijtë janë ata që i mendojnë ata që janë dhe pastaj se nuk do të ndryshojnë formën unitare sepse serbët nuk do të marrin asgjë”.
”Serbia është e gatshme që të fillojë procesin e dialogut, do donim të ftojmë OKB-në të marr hapin e përbashkët”.