Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër, përcjell Insajderi.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, tha Vuçiq për televizionin serb’ TV Prva’.

Ai ka shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar “për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”.

Por, në Basshkimin Evropian kanë thënë  se “nuk e kanë parë një letër të tillë”. ./Insajderi.com