Vuçiq në Nju Jork: Pompeo e nisë dialogun?

Takimi i sekretarit të shtetit të SHBA Mike Pompeo me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq mund të jetë sinjal se Uashingtoni po e merr iniciativën për zgjidhjen e problemit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjë që mund të rezultojë me vazhdimin e dialogut në mes të dy shteteve.

Vuçiq në Nju Jork: Pompeo e nisë dialogun?

Deri te ky takim, i cili është qartë rezultat i presionit i cili po zgjatë tashmë një kohë të gjatë që po i bënë Uashingtoni Beogradit, vjen në kohën kur nga SHBA vijnë mesazhe gjithnjë e më të zëshme se duhet vënë pikë në konfliktin disa dekadash.

Një pjesë e administratës së SHBA  po përpiqen të gjejnë dalje nga rruga qorre në të cilën ka hyrë dialogu, prandaj madje mendohet të kthehet në lojë përkufizimi, gjegjësisht shkëmbimi i territoreve si një zgjidhje e mundshme, për të cilën ka folur edhe John Bolton, këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare, pretendon gazeta serbe “Novosti”.

Siç është kumtuar nga Departamenti i Shtetit, Pomeo do ta takojë Vuçiqin në Nju Jork në margjinat e takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Lindjen e Afërt dhe përkrahjen e administratës amerikane për zgjidhje multilaterale./Insajderi.com.