Vuçiq në telefon me Merkel, para takimit në Uashington

Kancelarja gjermane do të bisedojë në telefon me presidentin serb. Tema kryesore është njoftuar se do të jetë Kosova.

Vuçiq në telefon me Merkel, para takimit në Uashington

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojë sot, e hënë, një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe temë kryesore e kësaj bisede do të jetë Kosova, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, duke informuar se biseda pritet të bëhet dikur gjatë mesditës.

Ky komunikim përmes linjës telefonike do të vije para takimit të delegacioneve kosovare e serbe në Shtëpinë e Bardhën në Uashington dhe më pas atij në Bruksel.

“Në mesditë kam një bisedë telefonike të planifikuar me Angela Merkel”, ka thënë Vuçiq.

“Kosova do të jetë tema kryesore, ashtu edhe takimi në Uashington dhe në Bruksel”./Insajderi.com