Vuçiq: Nëntë shtete tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq: Nëntë shtete tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar emrat e shteteve që sipas tij kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

“Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje. Ne kemi nëntë (shtete) që kanë tërhequr njohjen e tyre – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet, ne jemi duke pritur për të dhjetën” shtoi Vuçiq.

Ai u ankua se Serbia është duke u përballur me presion të madh, derisa paralajmëroi ardhjen e këshilltarit amerikan për politikën e jashtme, Derek Chollet më 11 apo 12 janar.

“Ai është në një nivel më të lartë se të gjithë në Departamentin e Shtetit dhe pas kësaj pres ardhjen e ndërmjetësve nga Evropa, ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhje kompromisi, por ato duhet të jenë zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Megjithëse u lëvdua për tërheqjen e njohjeve, presidenti serb pranoi se shteti i tij e ka të vështirë ta pengojë Kosovn për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare.

“A mund t’i kundërshtojmë në Këshillin e Evropës? Vështirë. A mundemi në UNESCO? Do të luftojmë”, theksoi Vuçiq.

Ai përmendi sërish retorikën se Serbia dëshiron paqe me shqiptarët dhe respektimin e të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

/Insajderi.com