Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është duke i bërë shantazh Serbisë”, transmeton Insajderi.
Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se Kurti nuk ka pse të vijë në Bruksel nëse mendon se nuk do të bisedohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Fakti që Albin Kurti po na bën shantazh, unë do ta trajtoj atë si çdo përfaqësues të institucioneve të përkohshme. Nëse Kurti mendon se nuk do të flitet për Asociacionin, pasi është Kosova, atëherë nuk ka pse të vijë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.
I pari i Serbisë ka thënë se do të reagojë Serbia ashpër në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nën mbikçyrjen e BE-së.
“Me këtë rast, mund të them se reagimi ynë do të jetë shumë i fortë dhe i mprehtë në lidhje me çështjen e mosrespektimit të marrëveshjeve të nënshkruara nën kujdesin ndërkombëtar dhe të BE-së”, ka deklaruar Vuçiq. /Insajderi.com