Vuçiq nga Brukseli: Temat më të vështira pritet të vijnë në tavolinë

Vuçiq nga Brukseli: Temat më të vështira pritet të vijnë në tavolinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së dhe anëtarët e delegacionit të Prishtinës, njofton Insajderi.

Vuçiq ka thënë se edhe ky raund i bisedimeve nuk ishte aspak i lehtë, por thotë se temat më të vështira tek pritet të vijnë në tavolinë, raportohet ne mediumet serbe.

“Ne patëm disa raunde bisedimesh përfaqësuesit  e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe mendoj se një ose dy takime me Avdullah Hotin. Ato bisedime nuk janë kurrë të lehta për ne. Kur të formohet qeveria jonë dhe Kuvendi të fillojë punën, ne do të ngremë çështjen e Kosovës”.

Tutje Vuciq shtoi se “në këto takime ata ranë dakord mbi çështjen e personave të zhdukur, personave të zhvendosur brenda vendit dhe çështjeve ekonomike dhe se dy tema janë hapur sot”.

Nw fund Vuçiq deklaroi se “Prishtina si pasojë e insistimit të palës serbe, do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur”./Insajderi.com