Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbajë konferencë për media sot në orën 13:00, pas vizitës së emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, transmeton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Shërbimi për Marrëdhënie me Mediat i Presidentit të Serbisë, Vuçiq do t’i drejtohet mediave në orën 13:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb.
Kreu i shtetit serb pritet të flasë për Kosovën, bisedimet në Bruksel dhe në rrugën evropiane të Serbisë, bisedime me përfaqësues të opozitës, çështje të rëndësishme të shtetit dhe pjesëmarrjen e tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit më 8 qershor, raporton Tanjug.
Lajçak dhe Palmer pas vizitës së tyre dy-ditore në Kosovë, vizituan edhe Serbinë për një periudhë të njëjtë kohore. /Insajderi.com