Vuçiq: Njohja e ndërsjellë s’qëndron në asnjë akt të organizatave botërore

Vuçiq: Njohja e ndërsjellë s’qëndron në asnjë akt të organizatave botërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas pranimit të letrës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në të cilën kërkohej edhe arritja e një marrëveshje me Kosovën, të përqendruar në njohje reciproke, transmeton Insajderi.

Vuçiq pas letrës së Bidenit që e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë, thotë se njohja e ndërsjellë nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore, shkruan Tanjug.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore”, ka thënë Vuçiq teksa theksoi se e kupton që kjo është një politikë e re amerikane, por që përgjigja e tij nuk do të jetë ndryshe nga takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Tutje Vuçiq ka thënë se njohja reciproke është e para që përmendet në urimin e Biden por e njëjta nuk ishte e pranishme në urimet e vitit të kaluara nga ish-presidenti, Donald Trump.

“Tash është plotësisht e qartë se që nga fillimi ishte ide amerikane. Është e qartë se ata duan poshtërimin e plotë të Serbisë. E tëra çfarë dua të them u kam thënë në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar Vuçiq. /Insajderi.com