Vuçiq: “Non paper”-i është përgatitur nga dikush më dinak se unë

Vuçiq: “Non paper”-i është përgatitur nga dikush më dinak se unë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas publikimit të një “non paper”-i të hënën mbrëma që pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, “si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale në mes të Kosovës-Serbisë”.

Vuçiç ka thënë se “non-paper”-i i botuar nga Gazeta ‘Koha’, nuk u “hodh” rastësisht.

Sipas tij, ajo ishte shkruar nga një person shumë i ditur.

“Unë e lexova atë në një e gjysmë të natës së kaluar kur u ktheva nga Brukseli, ajo letër është e përgatitur nga dikush që është shumë më i zgjuar shumë më dinak se unë. Unë shoh që të gjithë e mohojnë, por kjo letër më bëri shumë më shumë të shqetësuar sesa e para”, ka deklaruar ai, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Vuçiq ka shtuar se çështja më e tmerrshme në atë dokument është njohja e Kosovës së pavarur.

“Një gjë kryesore është në atë letër – është njohja e Kosovës së pavarur, gjë që është e tmerrshme – aty janë 90 për qind e gjërave që nuk janë të rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme na shkon neve”, citohet të ketë thënë ai./Insajderi.com