Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke raportuar para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, tha se ai nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush mbas tij, transmeton Insajderi.
Ai ka deklaruar se nuk mund ta mashtrojmë popullin së situate është ideale.
“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen [e Kosovës], këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb në seancën parlamentare kushtuar dialogut me Kosovën, raporton Tanjug’.
Siç raportojnë mediat serbe, ai u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre, “si dhe energjia dhe forca jonë që do të çonin në fitore”.
Ai theksoi se është e rëndësishme të kuptohen faktet në lidhje me Kosovën.
“Ne mund të mashtrojmë veten se 50 për qind e pronës na përket neve. Ne mund të arrijmë deri te ajo vetëm me forcë, le ta gënjejë dikush tjetër”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se “mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje”.
Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë./Insajderi.com