Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të hënën se “nuk do të lejojnë poshtërimin e Serbisë”.
Këto komente, i pari në Serbi i bëri gjatë një takimi që kishte me ambasadorët e vendeve anëtare të Quintit.
“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj”, ka thënë Vuçiq.
Ndërhyja e KFOR-it në Veri?
“KFOR po monitoron nga afër situatën e krijuar në veri dhe po punon për të siguruar një mjedis të sigurt”.
Kështu thonë nga ky mision përmes një deklarate për media, ku shtohet se gjithashtu është rritur numri dhe kohëzgjatja e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, e veçanërisht në veri të vendit.
“KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e këtij misioni të NATO-s.
“KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet më tej në njoftim.
Gazeta Shqip ka raportuar gjatë mesditës të së hënës se njësitet e KFOR-it kanë shkuar në zonën neutrale midis Kosovës dhe Serbisë në veri të vendit.
Ata kanë arritur në zonën ku po qëndrojnë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Në fotografitë e publikuara, shihen duke patrulluar ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë.
Gjendja në Veri.
Sot është dita e tetë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në Jarinje dhe Bërnjak.
Nga atëherë rrugët kryesore janë të bllokuara nga serbët lokalë.
Kurti shtoi se e vetmja arsye pse Njësitet Speciale janë në veri është që të mbrohen pikat kufitare. /Insajderi.com