Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se nëse nuk e zgjedhin çështjen e Kosovës, për 20 vjet do të humbin gjithçka.
“Nuk doni caktimin e kufirit me shqiptarë? Nuk ka problem, i thoni njerëzve që të bëhen gati që pas 40 vjetëve ta mbrojnë Vranjën. A mendoni se tanët nuk janë duke u shpërngulur edhe sot? Në adresimin që do ta kem do t’i paraqesë të gjitha të dhënat”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur pyetjes se si e sheh letrën e hapur të peshkopit Teodosije se “ndarja e territorit” do të sjellë shpërnguljen e serbëve nga Kosova.
Vuçiq ka vërejtur se përgjigja më e mirë është përfshirë në pyetjen e gazetarit – “a nuk është duke ndodhur edhe sot ajo çfarë peshkopi Teodosije paralajmëron, dhe ka shtuar se fuqitë botërore dhe shërbimet e huaja e kanë argumentimin e njëjtë përse nuk duan kufijtë etnik”.
“Ndoshta është më mirë të kemi diçka sesa asgjë”, ka thënë kryetari serb dhe ka përmendur se kisha, edhe pse nuk do kufij etnik, dëshiron që “shteti i rremë i Kosovës” t’ia paguaj 650.000 euro. Edhe shumë të tjerë, sidomos kundërshtarët e tij politik, në të vërtetë nuk duan kurrfarë zgjidhje për Kosovën, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com.