
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim interesant pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Teksa, presidenti amerikan, Donald Trump, po lexonte pikat e marrëveshjes – tek pika kur Kosova dhe Serbia vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, presidenti serb, lexon edhe njëherë atë pikë dhe më pas vjen një veprim i tij duke kthyer kokën me huti drejt delegacionit serb.
Ky veprimi i presidentit serb po komentohet shumë nëpër mediat sociale, njofton Insajderi.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020
Jeruslaemi është qytet i kontestuar në mes Palestinës dhe Izraelit, në një konflikt të gjatë me bazë historike e fetare.
Por, para nënshkrimit të marrëveshjes në një fotografi e publikuar shihet presidenti Vuçiq bashkë me delegacionin e Serbisë duke i lexuar pikat e marrëveshjes. /Insajderi.com