
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk e nënshkruajnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Këto komente i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që ai drejton, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, pala kosovare fletë vetëm për njohje – ndërsa “nuk i përmbush obligimet”.
Këtë e lidhi me jetësimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /Insajderi.com