Vuçiq: Nuk më shqetëson dërgimi i trupave shtesë amerikane në Kosovë

Vuçiq: Nuk më shqetëson dërgimi i trupave shtesë amerikane në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nuk shqetësohet për dërgimin e trupave shtesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt në prani më të madhe të trupave të KFOR-it.

“Nuk ka arsye për shqetësim, sepse ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in. Jemi më të sigurtë, ndihemi që serbët në Kosovë janë më të sigurtë kur janë më shumë anëtarë të KFOR-it”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”.

30 ushtarë nga njësia e evakuimit mjekësor të Gardës Kombëtare të Oklahomas në SHBA janë nisur për në Kosovë të hënën.

Këta ushtarë vijnë nga Ushtria e Oklahomas nga Detashmenti i Parë1, “Charlie Company”, Batalioni i Parë, Regjimenti i 169-të i Aviacionit, shkruan mediumi amerikan NewsOK.com.