Vuçiq para deputetëve serbë: E ardhmja varet nga zgjidhja e “problemit” të Kosovës

Vuçiq para deputetëve serbë: E ardhmja varet nga zgjidhja e “problemit” të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë gjatë raportimit për dialogun me Kosovën para deputetëve serbë se “e ardhmja varet nga zgjidhja e problemit të Kosovës”.

Vuçiq ka shtuar se nuk kanë nevojë për një “konflikt të ngrirë”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ai gjithashtu shtoi se në Kosovë jetojnë vetëm 95.000 serbë.

“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95,000 Serbë dhe jo më shumë se 1,350,000 shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15 “.

Theksoi se duhet të kenë “përgjegjësi racionale” për çështjen e Kosovës. /Insajderi.com