“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë”.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të hënën para se të takohet për herë të dytë me kryeministrin e Kosovës në Instagram.
Vuçiq, duke postuar një fotografi në Instagram, teksa po udhëton për Bruksel, shtoi se dialogu është i rëndësishëm për Serbiën.
“Duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
Takimi i parë ndërmjet Albin kurtit e Aleksandër Vuçiqt, ndodhi më 15 qershor.
Nga deklaratat e thënë jashtë tryezës nga dy krerët e Kosovës e Serbisë – ishte konstatuar se s’kishte pajtim në ndonjë pikë.
Në anën tjetër, Brukseli zyrtar kërkon që palët të shohin përpara e të arrijnë marrëveshjen që do ta zgjidhte çështjen ndërmjet Prishtinës e Beogradit. /Insajderi.com