Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se për marrëveshjen Kosovë-Serbi, do të mbahet edhe një referendum, transmeton Insajderi.
Në një intervistë për ‘Euronews Serbia’, Vuçiq tha se është mes palëve të arrijnë marrëveshje, ndërkohë që në fund “duhet të pyetet populli”, duke lënë të kuptohet se do të organizojë referendum në Serbi.
“Serbia është e gatshme të flasë për kompromis, e në fund do të vendosë populli”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”. /Insajderi.com