Vuçiq pas takimit me Kurtin: Më pyeti se kur do ta njoh Kosovën, i thashë ‘Asnjëherë’

Vuçiq pas takimit me Kurtin: Më pyeti se kur do ta njoh Kosovën, i thashë ‘Asnjëherë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të parë me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tha se është rënë dakord që dialogu në nivelin më të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut, transmeton Insajderi.

Pas këtij takimi, Vuçiq iu adresua mediave duke thënë se Kurti e pyeti se kur do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa përgjigja e tij ishte “kurrë”, raporton ‘TV Pink’.

Siç u shpreh ai, shqiptarët nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe derisa Serbia ta njohë Kosovën e pavarur.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut dhe shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, tha Vuçiq.

“Ata pyetën urgjentisht dhe menjëherë për të dëgjuar se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe ata i quajtën incidente dhe provokime faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji në kishat e tyre. Unë isha shumë i mirë, sepse nuk doja të tregoja gjëra të tjera, për shkak të në mungesë të plotë të përgjigjeve reale”, shtoi Vuçiq.

“Sot kemi dëgjuar prej tyre që Jezusi lindi më 14 shkurt, e dëgjojmë për herë të parë. Ne ofruam gjithçka dhe u thamë atyre se do të jepnim gjithçka për viktimat që u duheshin, por ata nuk donin të flisnin për këtë, ata donin të flisnin për Veljko Odalovic. Serbia nuk do të ndalet së foluri për dialog”, raporton ‘TvPink’. /Insajderi.com