Vuçiq pas takimit me Maas: Duam zgjidhje kompromisi, kemi nevojë për paqe me shqiptarët

Vuçiq pas takimit me Maas: Duam zgjidhje kompromisi, kemi nevojë për paqe me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, kanë zhvilluar një konferencë për media pas takimit të tyre të mbajtur gjatë paradites së sotme, transmeton Insajderi.

Vuçiq në këtë adresim tha se në takimin me ministrin Maas, tha se u diskutua edhe për Kosovën.

“Siç e dini, Gjermania ka njohur pavarësinë dhe Gjermania mbështet vazhdimin e dialogut, për të cilin Serbia është e gatshme. Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi dhe beson se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë. Ne kemi nevojë për paqe me shqiptarët “, tha Presidenti i Serbisë.

Ai theksoi se “megjithëse jemi në anët e kundërta sepse Gjermania e ka njohur Kosovën, ne duam të gjejmë një zgjidhje kompromisi”.

“Ne duam bashkëpunim me shqiptarët dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të ndërsjella. Qëllimi ynë është të ndërtojmë paqen me shqiptarët në 100 vitet e ardhshme dhe thelbi është të ndërtojmë marrëdhënie të mira tani. Ne kërkojmë përmbushjen e të gjitha dokumenteve të nënshkruara, pra Marrëveshja e Brukselit “, thotë Vuçiq dhe shton se Serbia nuk dëshiron territoret e vendeve fqinje, por dëshiron të jetë më e fortë ekonomikisht.

Siç deklaroi Vuçiç, ata biseduan për harmonizimin e politikës së tyre të jashtme me BE-në.

“I tregova Maas problemet me të cilat përballet Serbia. Për ne, bashkëpunimi me Gjermaninë është thelbësor dhe besoj se mund të jetë edhe më i madh sepse nuk ka asnjë partner më të madh dhe më të rëndësishëm për ne në nivelin e Bashkimit Evropian”, theksoi Presidenti i Serbisë. /Insajderi.com