“Dorëzimi nuk është opsion i Serbisë”. Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë ndaj kriminelit serb, Ratko Mladiq, njofton Insajderi.
Këtë deklaratë Vuçiq e dha në profilin e tij në ‘Instagram’, pak para se të fillojë mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku do të flasë rreth vendimit të marrë sot.
“Për pak minuta fillon mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Ekipi jonë është gati t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe të popullit serb. Dorëzimi nuk është opsion. Le të rrojë Serbia”, u shpreh Vuçiq.
View this post on Instagram
Ndryshe mbledhja e KS të OKB-së e cila vjen në ditën e njëjtë kur lideri i forcave ushtarake serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiq, u dënua nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm pritet të fillojë nga ora 21:00.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë sonte në seancë, pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara që e la përjetësisht në burg Ratko Mladiqin. /Insajderi.com