Vuçiq pasi e përcolli Merkelin: Qytetarët e Serbisë të jenë krenarë për mesazhet e kancelares

Vuçiq pasi e përcolli Merkelin: Qytetarët e Serbisë të jenë krenarë për mesazhet e kancelares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar rreth vizitës zyrtare të kancelares germane, Angela Merkel në Serbi, për çka edhe e falënderoi, transmeton Insajderi.com.

Me një video-mesazh në llogarinë e tij në “Instagram”, Vuçiq iu drejtua masës duke iu thënë se beson që qytetarët janë krenarë për gjithçka ndodhi dje në Serbi e për mesazhet e komentet e Merkel mbi “sukseset ekonomike të Serbisë dhe se sa mikpritës janë”, raporton Kosovo Online.

“Kur i analizoni të gjitha këto, atëherë është sikur të keni kaluar një provim, dhe unë e di se ka shumë provime të tjera para Serbisë dhe shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, që herën tjetër ndonjë nga mysafirët e rëndësishëm të vijë për të parë edhe ndërtesa më të bukura të aeroportit, për të parë më shumë rrugë, për të parë paga edhe më të larta”, tha Vuçiq.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe jam shumë, shumë i lumtur. Faleminderit shumë”, shtoi ai.

Merkel dje qëndroi në Beograd në kuadër të vizitës së saj të fundit në Ballkan si kancelare e Gjermanisë, derisa sot është pritur në Tiranë nga kryeministri Edi Rama. /Insajderi.com