Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë është deklaruar lidhur me protestën e serbëve të veriut, në Bërnjak dhe Jarinjë, ku po kundërshtojnë masën e reciprocitetit të targave të veturave nga Serbia, dhe vendosjen e Njësisë Speciale atje, njofton Insajderi.com.
Vuçiq po tenton që protestën e tyre ta paraqesë të fortë dhe energjetike.
Ai mes tjerash thotë se gjithçka që kanë, e kanë arritur duke luftuar.
“Gjithçka që kemi, gjithë përparimin që kemi bërë, e kemi sepse luftuam, sepse treguam se kemi energji, dije dhe besim në vete”, ka shkruar Vuçiq.
“Faleminderit popullit për mbështetjen në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju”, shtoi ai.
Që nga e hëna e 20 shtatorit, atëditë kur edhe është marrë vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave të veturave nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak për të kundështuar këtë vendim, të cilin vetë Serbia e bën për më shumë se 10 vjet. /Insajderi.com