Vuçiq për takimin e 4 shtatorit: Përgatitemi gjatë gjithë ditës

Vuçiq për takimin e 4 shtatorit: Përgatitemi gjatë gjithë ditës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po përgatitet shumë për takimin me Kosovën që do të zhvillohet më 4 shtator në Uashington.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq, theksoi se presidenti amerikan, Donald Turmp, është më në favor të Serbisë sesa disa presidentë të tjerë.

“Kjo, sidomos për faktin se ky president është në favor të Serbisë më shumë se disa presidentë të tjerë të SHBA-së”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se nuk e di agjendën e takimit, por sipas tij duhet të bëhët fjalë për ekonominë, ashtu siç kishte theksuar emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

I pari i Serbisë theksoi po ashtu se Serbia po punon shumë për këtë takim.

“Punojmë çdo ditë. Përgatitemi gjatë gjithë ditës”, shtoi ai.

Në këtë intervistë ai nuk e përjashton as prezencën e presidentit Trump në takim.

Ndër tjerash, njeriu më i fuqishëm politikisht në Serbi, tha se nuk ka dyshime për delegacionin që drejton dhe se do të jetë natë e furishme, por jo e lehtë.

“Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë”, tha Vuçiq, për të shtuar se “Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”, tha Vuçiq. /Insajderi.com