Vuçiq për takimin në Uashington: Trump mund të na bashkohet nëse ndodh diçka e rëndësishme

Vuçiq për takimin në Uashington: Trump mund të na bashkohet nëse ndodh diçka e rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar sot se takimi midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, që është paraparë të zhvillohet më dy shtator, të shtyhet për datën tre ose katër të atij muaji, pasi që siç thotë ai, ka indikacione që në rast se ndodh diçka e rëndësishme në takim, atëherë të futet brenda tij edhe presidenti I SHBA-së, Donald Trump.

Vuçiq në një intervistë televizive tha se në këtë takim do të negociohet për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje.

“Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për Tv Prva.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se takimi i Uashingtonit mund të shtyhet.

Derisa nga Kosova nuk kanë ndonjë informatë nëse është shtyrë takimi i paraparë për 2 shtator, deri tani s’kanë folur as zyrtarë nga Uashingtoni. /Insajderi.com